Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ushqimet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm

25/09/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Ushqimet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm

Niseni ditën tuaj në rregull





Herën tjetër që do jeni duke nxituar dhe po mendoni të mos hani mëngjes, konsideroni këtë: Mos ngrënia e mëngjesit do t’ju shtyjë të hani gjithë pjesën tjetër të ditës. Një vakt i shëndetshëm në mëngjes mbi të gjitha ju jep energji, kënaq organizmin dhe ju ndihmon të jepni maksimumin tuaj gjatë gjithë ditës.

Një dietologe në Clay Health Club and Spa thotë se: “Ju duhet të synoni për një mëngjes që kombinon më së miri karbohidratet, fibrat dhe proteinat”. Fatmirësisht mundësitë janë të shumta. Më poshtë jepen disa ushqime së bashku me këshilla për t’i përdorur ato në mënyrë akoma dhe më të shëndetshme.


Vezët

Këto produkte ushqimore kanë pësuar një popullaritet në rritje përgjatë viteve të fundit. Fillimisht ato konsideroheshin jo shumë të mira për një dietë ushqimore, vetëm nga një e verdhë veze mund të marrim 60% të kolesterolit që na nevojitet, vezët tani konsiderohen si një burim i rëndësishëm i proteinave dhe ushqyesve si vitamina D. Nëse jeni duke kërkuar për ushqime që ju sigurojnë proteina , vezët janë një zgjedhje e shkëlqyer. Megjithatë, rekomandohet që personat me nivel normal të kolesterolit ta limitojnë sasinë e kolesterolit që marrin deri në 300 miligramë në ditë.

Shalqiri

Njihet nga të gjithë që uji që gjendet në këtë frut është në sasi të mëdha, prandaj dhe shalqiri është një mënyrë e shkëlqyer për t’u hidratuar në mëngjes. Ajo që nuk dihet është se shalqiri është një burim i likopene- një përbërës ushqimor që gjendet në frutat dhe perimet e kuqe dhe ndihmon në shikim, shëndetin e zemrës dhe parandalimin e kancerit.

Për më tepër, ai përmban vetëm 40 kalori për një pjatë, duke e përfshirë këtë frut në listën e frutave negative – të tillë quhen ato ushqime që kërkojnë më shumë kalori për tretje nga sa ofrojnë. ( Në fakt ky proces është pak më i komplikuar se kaq, por gjithsesi kjo nuk është arsye për të mos e konsumuar).

Boronicë

Të freskëta ose të ngrira, këto fruta të vogla përmbajnë një sasi shumë të madhe antioksiduesish. Studimet e shumta sugjerojnë se boronica përmirëson memorien, aftësitë motorike të presionit të gjakut si dhe metabolizmin. Ato janë gjithashtu të pakta në kalori – përmbajnë vetëm 80 kalori në një filxhan çaji – kështu që mund të konsumohen pa u shqetësuar për linjat trupore.

Luleshtrydhet

Ashtu si dhe boronicat, këto fruta janë një zgjedhje e shkëlqyer sepse janë të pasura në antioksidues dhe kanë pak kalori. Një filxhan me luleshtrydhe plotëson nivelin ditor të vitaminës C dhe ka sasi shumë të mëdha të acidit folik dhe fibrave. Ato janë të mira për zemrën gjithashtu. Një studim ka treguar se femrat kishin më pak mundësi të pësonin atak në zemër, për një periudhë kohore prej 18 vjetësh, nëse përdornin rregullisht të paktën tri herë në javë luleshtrydhe ose boronica.

Kafe

Kafja që pini në mëngjes nuk ndihmon vetëm në zgjimin tuaj. Ajo është lidhur me uljen e rrezikut nga sëmundje të shumta, si diabeti dhe kanceri i prostatës, si dhe mund të ndihmojë për një jetë më të gjatë. Kërkuesit mendojnë se kombinimi i antioksiduesve me kafeinë është përgjegjës për shumë dobi në shëndet. Natyrisht që shtimi i kremrave të ndryshëm ose shumë sheqer në pije mund t’ia ulë asaj vlerat që ajo ofron, prandaj këshillohet që ta pini atë me sa më të thjeshtë.

Çaji

Nuk ju pëlqen kafja? Çaji ka një histori për dobitë shëndetësore që ai sjell gjithashtu. Kjo sepse ai përmban kafeinë, ju hidraton në një mënyrë më efikase se sa kafja, si dhe është i pasur në antioksidues përgjegjës për forcimin e imunitetit. Të gjitha llojet e çajit ofrojnë antioksidues, por çaji jeshil mund të jetë me vlera më të shumta. Pirja e katër gotave çaj në ditë mendohet se ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit si dhe në dobësim, kryesisht në pjesën e barkut.

Pjepri

Sipas shumë dietologëve, çdo frutë është shumë i mirë për mëngjes dhe pjepri nuk bën përjashtim. Vetëm një e katërta përmban vetëm 50 kalori si dhe 100% të sasisë së vitaminës C dhe A që do t’ju duhen për gjithë ditën. Ashtu si dhe bostani, ai ka një përqendrim shumë të madh në ujë dhe kjo do t’ju mbajë të hidratuar dhe të ngopur deri në drekë.

Buka e zezë

Karbohidratet janë një nevojshmëri për mëngjesin, por lloji i karbohidrateve që zgjidhni bën një diferencë të madhe në shëndetin tuaj. Diçka e thjeshtë për t’u mbajtur mend është se buka e zezë përmban më shumë fibra dhe përbërës ushqyes se sa ajo e bardhë./Shendeti

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Next Post
Qetësohen “gjakrat”, Noizy pajtohet me Albert Krasniqin (Foto)

Qetësohen “gjakrat”, Noizy pajtohet me Albert Krasniqin (Foto)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera