• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Këshilla, Lajme

Ushqimet që deri tani i kemi larë gabim

Njerëzit që duan të kujdesen për veten, duhet me patjetër të mendojnë mirë larjen e ushqimeve. Bakteret që përmban një ushqim i palarë mirë shkakton sëmundje, të cilat ndonjëherë janë shumë të rrezikshme.

Por ndonjëherë edhe pse përpiqemi që t’i lajmë mirë bëjmë gabime me mënyrën. Më poshtë po ju tregojmë disa raste.

1- Sallata jeshile.

Zakonisht njerëzit zgjedhin që sallatën jeshile ta lajnë para se ta presin. Ky është një gabim i madh. Mënyra e duhur është ti këpusësh ato me duar dhe më pas ti lash me ujë të rrjedhshëm.

2- Perimet e ngrira.

Nëse gatuani perime të ngrira duhet me patjetër t’i lani më parë. Asnjëherë nuk duhet t’i gatuani të ngrira, pasi frigoriferi përmban shumë baktere. Gjithashtu kur janë të ftohta dhe bien në nxehtësi forma e tyre prishet.

3- Qumështin dhe produktet e paketuara

Gjithmonë kur këto lloje produktesh i blini në market duhet t’i lani para përdorimit. Mbajtja e tyre në ambiente të hapura i mbush me pluhur dhe kjo i bën të dëmshme për shëndetin.

4- Mos lani filetot e peshkut

Filetot e peshkut nuk duhet të lahen para gatimit. Nëse dëshironi që ato të jenë të pastra lajini para se ti fusni në ngrirje. Temperaturat e larta i vrasin të gjitha bakteret./revistawho.com