Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin vigjilencën

25/09/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin vigjilencën

Nuk ka një pije magjike që të rrisë koeficientin e inteligjencës, por disa substanca, si kafeina, ju ndihmojnë të jeni më energjikë dhe të përqendruar. Kjo substancë e gjetur në kafe, çokollatë, pije energjike dhe disa ilaçe, ju jep gjithmonë një fuqi të madhe dhe ndjesi zgjimi, edhe pse ky efekt është shumë jetëshkurtër. Por, nuk duhet tepruar me të, pasi mund t’ju shkaktojë parehati dhe shqetësime të tjera.





Sheqeri shton vigjilencën

Sheqeri është burimi i energjisë i preferuar i trurit – jo sheqeri qe ju po mendoni, por glukoza, të cilën trupi e përfton nga sheqeri dhe karbohidratet e tjera qëmerrni nga ushqimet. Konsumimi i një gote me diçka të ëmbël mund të ofrojë një rritje momentale të kujtesës, të menduarit dhe përqendrimit.Kur merret në sasi të mëdha, mund të shkaktojë paaftësi të trurit dhe jo vetëm. Tregohuni të kujdesshëm me sasitë e sheqerit që merrni, me qëllim që të rrisni memorien dhe jo kilogramët.


Mos harroni të hani mëngjes

Po mendoni të dilni nga shtëpia pa mëngjes? Studimet kanë treguar se mëngjesi përmirëson kujtesën afatshkurtër dhe përqendrimin.

Studentët që konsumonin mëngjes kishin rezultate më të mira sesa ata që nuk e konsumonin këtë vakt. Ushqimet më të shëndetshme dhe që ju japin më shumë energji në mëngjes janë ato ushqime që përmbajnë fibra dhe frutat. Si gjithmonë, përpiquni mos të merrni më shumë kalori se sa duhet.

Studimet gjithashtu kanë treguar se një mëngjes i tepruar zvogëlon përqendrimin.

Peshku është ushqimi më i mirë për trurin

Një burim proteinash që i jep një energji shumë të madhe trurit është peshku. I pasur me acide lyrore omega 3, ai është çelësi për një tru të shëndetshëm. Një dietë e pasur me to lidhet me më pak kriza mendore dhe çmenduri. Mbi të gjitha, ato luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e memories, sidomos tek moshat e mëdha.

Për një tru dhe zemër të shëndetshme, këshillohet të përdoret peshku të paktën 2 herë në javë.

Shtoni një dozë në ditë me çokollata dhe arra

Arrat dhe frutat e thata janë një burim i mirë i vitaminës E, ku disa studime e kanë lidhur atë me një rënie më të ulët të aftësisë njohëse me kalimin e moshës.

Çokollata e zezë ka gjithashtu antioksidues të fuqishëm dhe përmban stimulues natyror, si kafeina, e cila rrit përqendrimin.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
Angelina Jolie po zhvendoset në Londër?

Angelina Jolie po zhvendoset në Londër?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera