Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ushqimet që ju duhen për një mendje të mprehtë e pa stres

27/02/2020
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Ushqimet që ju duhen për një mendje të mprehtë e pa stres

Emocionet tona shpesh na nxisin të zgjedhim ushqim jo të shëndetshëm.





Siç mund ta keni vënë re, kur jeni të trishtuar, të stresuar apo mërzitur, këmbët ju çojnë vetë drejt ushqimeve të shpejta, sufllaqeve, mishrave apo ëmbëlsirave.

Emocionet kanë nevojë për ushqim.


Sa më shumë ushqime të këqija të hani, aq më shumë do të dëshironi, duke u futur pa dashje në një rreth vicioz emocionesh dhe zgjedhjesh të këqija.

Një studim i publikuar në revistën Clinical Psycology, të cilës i referohet AgroWeb.org, zbuloi së fundmi një lidhje mes depresionit dhe obezitetit.

Kjo lidhje është më e fortë si pasojë e hormoneve dhe ndryshimeve psikologjike që ndodhin tek sistemi imunitar kur godet depresioni.

Sipas studimit, njerëzit që janë obezë janë më të prirur të jenë depresivë dhe anasjelltas.

Si Mund Të Prishni Lidhjen Mes Zgjedhjeve Të Këqija Ushqimore Dhe Depresionit

Hapi i parë që duhet hedhur në këtë drejtim është drejt ushqimeve të duhura.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ushqimet e pasura me sheqer, yndyrë, kripë dhe karbohidrate të ndryshojnë humorin për mirë vetëm për pak minuta.

Më pas, ato e përkeqësojnë humorin.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet që duhet të hani që të keni një mendje të mprehtë e ta mbroni trurin.

Lakrat E Egra

Lakrat e egra si pazia, laboti etj,  janë të pasura me vitaminë K dhe magnez.

Mungesa e këtij minerali ul nivelet e serotoninës, një transmetues nervor që përmirëson humorin.

Një racion me lakra të egra të gatuara plotëson 35 përqind të nevojës ditore për magnez.

Mishi I Gjelit Të Detit

Ky mish, peshku ton dhe mishi i pulës janë të pasura me amino acide.

Këto të fundit ju bëjnë më mendjemprehtë dhe më të përqendruar.

Në momentet që duhet të jeni të përqendruar dhe mendjekthjellët, atëherë hani mishin e gjelit të detit.

Arrat

Arrat janë të pasura me amino acide, mungesa e të cilëve shkakton depresion.

Këto amino acide gjenden edhe tek peshqit dhe sipas studimeve njerëzit që nuk hanë shumë peshq janë më të rrezikuar nga depresioni.

Kokoshkat Pa Yndyrë

Kokoshkat konsiderohen një karbohidrat kompleks me një nivel të ulët glicemie dhe që ruan nivelet e serotoninës, hormonit që përmirëson humorin.

Në momentin që kokoshkat përzihen me yndyrë, sheqer apo kripë, përfitimet e kokoshkave nuk vlejnë më.

Gjiza

Gjiza përmban triptofan dhe amino acide që përmirësojnë nivelet e serotoninës.

Mungesa e serotoninës e vështirëson përballjen e trurit me stresin.

Bananet

Bananet janë të pasura me magnez, kalium dhe vitaminë B6.

Kaliumi i bën mirë zemrës, veshkave, muskujve dhe sistemit tretës.

Kosi

Trupi është i mbushur me baktere.

Probiotikët janë substanca që gjenden tek kosi i shtëpisë të cilët kultivojnë bakteret e shëndetshme në sistemin tretës.

Bakteri lactobacillus në veçanti është shumë i dobishëm për organizmin.

Ngrënia e kosit rekomandohet kundër ankthit dhe nervozizmit./AgroWeb.org

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Shkëlzen Berisha ka ditëlindjen, Armina e suprizon në mesnatë

Përveç surprizës, Armina Mevlani i dedikon Shkëlzenit fjalët më të bukura për ditëlindje








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera