Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ushtrimet për një lëkurë të freskët 

28/01/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Ushtrimet për një lëkurë të freskët 

Beautiful Girl Touching Her Face. Isolated on a White Background. Perfect Skin. Beauty Face. Professional Makeup


Të gjithë mundohemi të kujdesemi shumë për lëkurën, sepse është gjëja kryesore në paraqitjen e njeriut. Për një lëkurë sa më të freskët dhe të re mjafton të dini ushtrimet e duhura dhe të kujdeseni maksimalisht për të. 73-vjeçarja Eva Fraser ju tregon se si të ushtroheni për të pasur një lëkure perfekte dhe sigurisht të tregoni 15 vite më të rinj.





Duhet të ushtroheni 4 herë në ditë. Në fillim këto ushtrime mund t’ju marrin 5 minuta, por pas një farë kohe, kur të jeni më të përgatitur, do t’ju duhen 2 minuta në ditë. Këto minuta çdo ditë do të bëjnë ndryshime rënjësore në fytyrën tuaj.

USHTRIMET E QAFËS:


Është mirë ta filloni me ushtrime qafe. Merrni frymë thellë për të mbajtur nofullat të relaksuara, pastaj ktheni kokën nga njëra anë në tjetrën duke parë mbi shpatulla. Mos i sforconi muskujt dhe përsëriteni këtë ushtrim 3 herë. Mundohuni të bëni lëvizje të buta. Ulni veshin e majtë në shpatullën e majtë dhe numëroni deri në 5. Përsëriteni ushtrimin 5 herë.

USHTRIME PËR SYTË:

Mos lëvizni kokën, vetëm sytë dhe numëroni deri në 5. Mbani kokën drejt dhe shikoni në të djathtë. Numëroni deri në 5. Përsëriteni këtë ushtrim edhe në anën e majtë.

USHTRIME TË TJERA ME MUSKUJT E FYTYRËS:

Mbani vetullat lart për 5 sekonda. Ngrini vetullat dhe mbani hapur sytë në të njëjtën kohë. Bëni buzët në formën e shkronjës “O”, pastaj bëni një buzëqeshje të gjerë. Përsëriteni këtë proces disa herë. Uluni dhe shikoni aq lart sa të mundni. Rrudhni buzët dhe mbani gjuhën jashtë për të ushtruar muskujt e qafës. Lëvizni hundën nga njëra anë në tjetrën. 5 minuta në palestër nuk mund të vlejnë shumë, por pesë minuta ushtrime në fytyrën tuaj bëjnë një diferencë të madhe. Ndryshimet do të jenë të dukshme në më pak se një muaj.

Tags: fytyralekura
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Kadare 80 vjeç, ja si e urojnë personazhet e ekranit

Kadare 80 vjeç, ja si e urojnë personazhet e ekranit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera