Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ushtrimet që ngadalësojnë plakjen e trurit

04/04/2016
in Breaking News, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Ushtrimet që ngadalësojnë plakjen e trurit

Të gjithë e dimë që ushtrimet janë të mira për trupin dhe trurin, por kur është në pyetje që këtë ritëm ta ruajmë dhe praktikojmë rregullisht nuk është gjithmonë e lehtë.





Për ato ditët në të cilat nuk ndiheni sikur keni energjinë e duhur të ushtroni, ekzistojnë të dhëna shkencore të cilat mund të shfrytëzohen për ta motivuar vetveten: aktiviteti fizik mund të ngadalësojë plakjen e trurit deri në 10 vite. Këto të dhëna u publikuan në një hulumtim në revistën shkencore Neurology.

Në fakt ky hulumtim është njëri nga të parët i cili vërteton se sa i dobishëm është aktiviteti fizik për trurin. Hulumtuesit i intervistuan një grup prej 1,228 personash, të gjinive, racave dhe etnive të ndryshme të cilët jetojnë në Manhatan rreth shprehive të tyre për ushtrime. Ata po ashtu u përgjigjen në pyetje rreth aftësive njohëse (konjitive), duke përfshirë kujtesën, organizimin, arsyetimin, dhe shpejtësinë e të menduarit. Pas pesë vitesh, pothuajse gjysma e grupit fillestar, u testuan për parametrat e njëjtë.


Ata të cilët kishin raportuar sasi më të mëdha të aktivitetit të performuar fizik kishin rezultate më të mira në testet për vlerësimin e aftësive njohëse, gjë e cila është në linjë me disa studime më të hershme të realizuara në këtë fushë. Hulumtuesit pastaj gjetën se vlerat e tyre të shëndetit në përgjithësi, si tensioni i lartë i gjakut, sheqeri në gjak, apo edhe diabeti mund të ndikojnë negativisht në keqinterpretim të rezultateve të fituara, kështu ata u fokusuan vetëm tek individët të cilët nuk kishin paraqitur forma të tilla të problemeve dhe i krahasuan rezultatet e aftësive njohëse vetëm tek individët e shëndetshëm.

Ata gjeten trend të njëjtë i cili tregon se individët të cilët ushtrojnë rregullisht kishin prapë rezultate më të mira tek këto aftësi kundrejt atyre të cilët ushtronin më pak ose nuk ushtronin fare. Ata po ashtu gjeten se aktiviteti fizik ndikon pozitivisht edhe për parametrat e shpejtësisë së të menduarit për rikujtimin e ngjarjeve të cilat kishin ndodhur më herët. Në fund, autorët vërtetuan se individët të cilët ushtronin rregullisht parandalonin shkallën e plakjes së trurit të tyre deri në 10 vite.

 

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Next Post
Adelina Tahiri feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot

Adelina Tahiri feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera