Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ta fal krejt Instagramin!” Xheneta Fetahu shpërthen ndaj akuzave për ndjekësit 19/06/2025
“Kisha frikë të tregoja se isha e sëmurë”/Ana Lika rrëfen arsyen prekëse pse i ndërpreu gjidhënien të voglës së saj! 19/06/2025
Shpallet “Miss Shqipëria” 2025! Ja bukuroshja që rrëmbeu zemrat dhe kurorën! 19/06/2025
Big Brother VIP 5 po vjen, dhe këta janë emrat e parë që po përfliten! 19/06/2025
Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë dhe ndan pak nga momenti i lindjes! 19/06/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Vaji i Xhenxhefilit: Si të përgatisni kurën e përjetësisë?

20/01/2020
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Vaji i Xhenxhefilit: Si të përgatisni kurën e përjetësisë?

Xhenxhefili është një zhardhok i artë në vlera që i përket familjes botanike Zingiberaceae.





Ky zhardhok përdoret gjërësisht si një erëz, por prej mijëra vitesh ka qenë ‘ylli ndriçues’ i shumë kurave shëruese në mjekësinë popullore.

Xhenxhefili dhe vaji esencial i tij kanë fituar shumë popullaritet jo vetëm për aftësitë shëruese por edhe ato aromatike.


Vaji esencial është shumë i fuqishëm dhe shërues sepse përmban sasitë më të mëdha të xhinxherolit, përbërësi më aktiv dhe më shërues i zhardhokut.

Ndaj ky vaj është mënyra më e mirë për të përfituar vlerat më të mira shëndetsore.




Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si ta përgatisni vajin në kushtet e shtëpisë.

Përmbajtja e vajit të xhenxhefilit

Zhardhoku përmban 115 substanca të shëndetshme që luajnë rolin antioksidantëve dhe që luftojnë inflamacionin.

90 përqind e vajit përbëhet nga substanca mbrojtëse kundër baktereve dhe inflamacionit.

Shumica e përbërësve organikë të vajit përmbajnë xhinxherolin, një substancë e testuar klinikisht që rekomandohet të përdoret rregullisht.

Përfitimet e vajit të xhenxhefilit

Vaji rekomandohet për përdorime topikale kundër dhimbjeve, për qarkullimin e gjakut dhe problemeve me tretjen.

Ai përmirëson tretjen, largon gazrat, diarenë dhe të vjellat.

Atë mund ta përdorni edhe nëse dëshironi të shtoni në peshë ose të përmirësoni oreksin.

Xhenxhefili dhe vaji i tij sugjerohen kundër të ftohtit, gripit, azmës, bronkitit dhe problemeve me frymëmarrjen.

Ato ndihmojnë në heqjen e sekrecioneve të mushkërisë dhe rekomandohen të përdoren bashkë me mjaltin për rezultate më të mira.

 

Si ta përgatisni vajin e xhenxhefilit

Përbërësit:

Xhenxhefil

1 gotë e gjysmë me vaj ulliri

Rende

Tenxhere

Përgatitja:

Shpërlajeni xhenxhefilin me gjithë lëkurë me ujë të bollshëm. Lëreni të thahet për disa orë. Copëtojeni dhe grijeni në rende. Grimëcat e xhenxhefilit hidhini në një tenxhere ku duhet të shtoni vajin e ullirit.

Lërini të ziejnë në temperaturë të ulët për dy orë. Vendoseni lëngun në një napë sterile dhe kullojeni. Vajin e përftuar hidheni në shishe dhe mbajeni në një vend të errët dhe të ftohtë për maksimumi gjashtë muaj.

Përdorimi

Nëse keni nevojë për energji për shpirtin, trurin dhe trupin atëherë nuhasni dy deri në tre pika nga vaji.

Nëse keni nevojë për masazh, mund të përzieni dy ose tre pika me një vaj tjetër bartës dhe ta përdorni  kundër artritit, reumatizmës, frakturave, dhimbjeve të mesit, të muskujve dhe për qarkullimin e gjakut.

Nëse keni të vjella, shtoni një pikë nga vaji në ujë dhe pijeni ngadalë. Nëse vuani nga diarea dhe gazrat masazhoni pjesën e poshtme të barkut. Për qarkullimin e gjakut dhe zemrën fërkoni kraharorin me dy pika vaj dy herë në ditë. Për frymëmarrjen, hidhni një pikë vaji në çaj.

A është i sigurt për përdorim?

Nëse keni një lëkurë të ndjeshme, bëni një test fillestar duke hedhur një pikë në lëkurën e dorës. Nëse vaji shkakton alergji do ta kuptoni menjëherë.

Mos e aplikoni vajin në zonat e ekspozuara në diell sepse mund të jetë fototoksik. Nëse jeni shtatzënë ose po ushqeni me gji, konsultohuni me një mjek.

Vaji mund të përdoret tek fëmijët mbi 2 vjeç për dhimbjet e stomakut, të vjellat dhe dhimbjet e kokës, por duhet të konsultoheni me një mjek fillimisht./AgroWeb.org

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këndo fort, jo bukur: Ja pse muzika bën mirë për trurin!
Jetë

Këndo fort, jo bukur: Ja pse muzika bën mirë për trurin!

18/06/2025
Testi 60-sekondësh: Sa mirë e njeh vërtet dikë?
Këshilla

Testi 60-sekondësh: Sa mirë e njeh vërtet dikë?

19/06/2025
5 sinjale që dikush të pëlqen, edhe nëse nuk e pranon! 
Këshilla

5 sinjale që dikush të pëlqen, edhe nëse nuk e pranon! 

16/06/2025
5 sekrete që skenat e filmave nuk t’i mësojnë për seksin në jetë reale!
Këshilla

5 sekrete që skenat e filmave nuk t’i mësojnë për seksin në jetë reale!

15/06/2025
10 destinacionet perfekte për t’u vizituar këtë korrik!
Këshilla

10 destinacionet perfekte për t’u vizituar këtë korrik!

14/06/2025
Burrat që e bëjnë këtë me gratë çdo mëngjes jetojnë më gjatë!
Jetë

Burrat që e bëjnë këtë me gratë çdo mëngjes jetojnë më gjatë!

13/06/2025
Next Post
Çfarë mendon Miley Cyrus për ndarjen nga ish-bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth?

Çfarë mendon Miley Cyrus për ndarjen nga ish-bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth?







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera