Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat… 18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë! 18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë! 18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën 18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm! 18/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vajza e Agollit i përlot të gjithë, mesazhi prekës për të atin e sëmurë

24/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Vajza e Agollit i përlot të gjithë, mesazhi prekës për të atin e sëmurë

Një postim i vajzës së Dritëro Agollit i ka prekur të gjithë. Larg babait të saj, në Londër, Elona shkruan fjalë të ndjera e në to ndihet malli e dhimbja që ajo ndjen për shkak të sëmundjes me të cilën po lufton shkrimtari i madh. Për më shumë lexoni statusin më poshtë:
“Babushi im më ndje; e di që ti në këtë orë lufton me errësirën, pasi ti e urren atë. Ti pret dritën. Unë jam me pjellën time tani, në një botë krejt ndryshe nga e jona, në një botë ku konsumohet e gëzohet;
e ndërsa ti, i përhumbur mendon sesi do të jetë ajo botë e përtejme, ku mbizotëron errësira, ajo çka vështirë për ty si ateist, të mendohet e bukur dhe shpresëdhënëse.
Ati im më ndje; unë jam me Luelin e duhet të jem e gëzuar në sytë e tij, paçka se zemra pikon lotë, paçka se mendjen e kam tek ti.
Të dua shumë ati im. Nëse do të mund të dhurohej jeta, unë do ta jipja për ty; nëse do të mund të transferohej gëzimi, unë do të bëja çmos të të lumturoja. Sot të bleva një shishe bojë e një pompë për stilografin tënd.
Siç ma dhe porosinë para se të nisesha. Kur të kthehem, do të t’i tregoj dhe e di që do kënaqesh. Do mbushësh penën tënde, që aq ka gërvishur letrën e aq vargje e radhë ka shkruar. Të dua shumë Ati im”.





IMG_2829


Tags: Dritero Agollielona agolli
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!
Breaking News

Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!

18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!
Breaking News

Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!

18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën
Breaking News

”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën

18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!
Breaking News

“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!

18/02/2026
Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo!
Breaking News

Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo!

18/02/2026
Next Post
FOTOT/ Këto janë biondet më të bukura të Hollywood-it

FOTOT/ Këto janë biondet më të bukura të Hollywood-it








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera