Alban dhe Miriam kanë me mijëra fansa të cilët shpeshherë i bëjnë dhurata çiftit, por këtë herë dhurata ka qënë për vajzën e tyre Ameli. Miriam ka postuar një video në Instagram të një kutie muzikore e cila mban sipër foton e Albanit, Miriamit dhe Amelit. Kjo kuti muzikore lëshon tingujt e kompozimit “La valse d’Amelie” nga artisti Yann Tiersen. Dhuratën e ka bërë një fans i çiftit për të cilin Miriam shkruan se është shumë kreativ. “La valse d’Amelie, Fansa kreativ. Mirënjohëse.” -shkruan ajo.
https://www.instagram.com/p/BOfETpKDCip/?taken-by=miriamcani