Katherine Schwarzenegger, duket se trashëguar talentin e prindërve të saj. Ajo nuk është vetëm një blogere e suksesshme dhe autorja e librit ” I Just Graduated… Now what?”, një nga librat më të shitur sipas New York Times, por tani ajo ka vendosur të merret edhe me modeling.
Vajza bukuroshe e aktorit e ish gurvenatorit të Kalifornisë dhe ish gazetares María Shriver, është zgjedhur si imazhi i Atelier Pronovias. Pronovia është shtëpia e modës me fustanet e nusërisë më të bukur në Spanjë, dhe Schwarzenegger mezi pret t’i vesh dhe të parakaloj në tapetin e kuq.
Koleksioni i 2017, duket se e ka magjepsur bukuroshen e cila është shprehur se sado të bukura që janë, ato fustane janë bërë për femra reale, dhe se trupi perfekt nuk ekziston.







