Tina Knowles, mamaja e Beyonce, ka frikësuar mbesën e saj 4 vjeçare, Blue Ivy, duke u hedhur në det nga kati i dytë i një jahti, në jug të Francës. Vogëlushja e ka pyetur gjyshen nëse di të notojë.
Tina e ka publikuar videon në Instagram ku dëgjohet zëri i Ivy-t kur e pyet, dhe gjyshi i saj, aktori Richard Lawson, që e qetëson duke i thënë ” ajo di”.








