Nata e hapjes së turneut të Beyoncé-s “Renaissance” (shqip: Rilindja) bëri që fansat të gumëzhinin, jo vetëm për performancën e jashtëzakonshme të superyllit, por edhe për paraqitjen e vajzës së saj më të madhe, Blue Ivy Carter. 11-vjeçarja u pikas nga një fanse në publik, dukej e rritur dhe e veshur me shumë stil.
Me një bluzë të gjerë, pantallona të gjera dhe një palë vathë ari, Blue Ivy qëndroi pranë babait të saj, Jay Z, i cili shikonte me krenari teksa Beyonce tronditi skenën në Stokholm, Suedi.
Fansat nuk mund të mos komentonin për ngjashmërinë e jashtëzakonshme të Blue Ivy me nënën e saj të famshme, ku shumë veta tregojnë se si ajo ngjan më shumë me Beyoncé çdo vit që kalon.
“Ajo duket njësoj si Beyoncé,” komentoi një fans, ndërsa një tjetër vuri në dukje, “Profili i saj i vogël anësor thjesht bërtet mini Bey”. Madje, disa fansa sugjeruan që Blue Ivy është një përzierje e përsosur e të dy prindërve të saj, duke thënë: “Ata me të vërtetë janë ‘copy + paste’ me Blue Ivy”.