Vajza 4-vjeçare e Chris Brown është një kopje e tij. Që në hapat e para të saj ajo ka treguar pasionin që ka për muzikën dhe kërcimin. Së fundmi e ëma Joyce Hawkins, ka publikuar një video në ‘Instagram’ ku tregon vogëlushen duke kërcyer nën ritmet e këngës së Chris Brown “Undecided”. Ashtu si në pjesën më të madhe të videove, Royalty habit me lëvizjet e saj, Në një pjesë të videos këngëtari shfaqet në errësirë dhe Royalty shprehet se nuk dëshiron që ta shohë të atin ashtu.
“Nuk dua që babai im të jetë i frikësuar, unë do ja mbaj dorën”,- shprehet vogëlushja.
Pavarësisht se në media thuhet se Chris Brown dhe vogëlushja e tij nuk kanë marrëdhënie të mirë, kjo video tregon të kundërtën.
https://www.instagram.com/p/BswphxMhV7W/