Hyrja e papritur e Fjolla Morinës në Big Brother VIP Kosova ka ndezur rrjetin, por reagimi më i komentuari ka ardhur nga vajza e saj, Lediana, e cila ka publikuar disa biseda private që hedhin dritë mbi prapaskenën e vendimit të këngëtares.
Fjolla, e cila u fut në shtëpi të hënën, duket se nuk e kishte ndarë qartë me të bijën nëse do të merrte pjesë ose jo. Vetë Lediana e thekson këtë në mesazhin që publikoi, duke treguar se informacionet që kishte marrë nuk kanë qenë të sakta dhe se edhe vetë Fjolla ka qenë e pasigurt deri në momentet e fundit.
Por mes gjithë debatit, publikun e ka prekur një detaj krejt tjetër: këshilla e ndjerë që Lediana i ka dhënë nënës së saj para hyrjes.
Ajo shkruan:
“I kam thënë një fjalë mamit kaq, që nëse hyn në BBVK mos lejo me nguc Elijonën se më kanë prekur disa raste që e kanë nguc me fjalë të këqija.”
Një mesazh i shkurtër por plot emocion, që shpalos kujdesin e vajzës për situatat e tensionuara që kanë përfshirë Elijonën brenda shtëpisë.
Megjithëse sqarimet e saj kanë ndezur diskutime, Lediana mbylli postimin në mënyrë të ngrohtë, duke dhënë mbështetjen e pakushtëzuar për nënën:
“Ju përshëndes të gjithëve. E suksese Mamushit tem”.
Në rrjet tashmë po diskutohet nëse kjo këshillë do të ndikojë në mënyrën se si Fjolla do të pozicionohet në lojë, dhe shumë presin që hyrja e saj të sjellë dinamika të reja në Big Brother VIP Kosova.









