Aktorja e “Sulejmanit të Madhërishëm”, Meryem Uzerli është përsëri vetëm pas ndarjes nga Alp Ozcan, me të cilin pati një marrëdhënie të shkurtër të njohur nga mediat turke.
Me serialin “Mbretëresha e Natës” (“Gecenin Kralicesi”) ajo nuk arriti suksesin e dëshiruar, pas shkëputjes së gjatë nga ekrani për shkak të një krize nervore.
Kur ishte shtatzënë me Larën, Uzerli pësoi një shembje emocionale dhe u detyrua të linte përgjysëm “Sulejmanin e Madhërishëm”, e të kthehej në Gjermani ku jetonte më parë me nënën. Më vonë ajo shpjegoi se vuante nga sindroma “Bournout”, që shkakton reagime ekstreme gjatë periudhave të ngarkuara me stres.
Në 2013-ën ajo zbuloi se partneri Can Ates, babai i vajzës, e tradhëtonte, çka çoi në ndarjen e tyre. Megjithatë ajo iu kthye ekranit dhe kinemasë, ndërsa kohën e lirë ia kushton Larës, për të cilën kujdeset vetë./Ekspress








