Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit 18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë… 18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që… 18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa  18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…” 18/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vajza e Jozefina Topallit rrëfen: Si jetoja në 14 m² kur isha 18 vjeç

30/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Vajza e Jozefina Topallit rrëfen: Si jetoja në 14 m² kur isha 18 vjeç

Ajo është bërë mjaft e njohur për shkak të nënës së saj, e cila është një nga politikanet më të njohura shqiptare, Jozefina Topalli. Megi Topalli ka ardhur me një rrëfim për veten ku tregon vështirësitë që ka kaluar gjatë viteve të saj të studimit por edhe marrëdhënien e më politikën. “Jam larguar nga shtëpia pas gjimnazit, kur isha 18 vjeçe. Ajo ishte një sfidë e vertet për mua. Nuk kisha qenë kurrë në Strasburg dhe që të jem e sinqertë as nuk më pëlqente në fillim. Jetoja në një dhomë 14 metra katror, në periferi të Strasburgut për 3 vite. Dija pak frengjisht, larg asaj që kërkohej për një universitet. Kujtoj që në provimet e para më ndihmuan shumë notat që mora në matematikë, statistikë për të më inkurajuar, ndërkohë që për të mësuar historinë ekonomike me duhej e hapja fjalorin për çdo fjalë dhe ishte një ferr i vertet. Prindërit më kishin thënë që vitin e parë të mësoja frengjisht dhe pastaj të filloja vitin e parë të universitetit. Por unë ngula këmbë që të mos humbi një vit vetëm për gjuhën por ta merrja vitin e parë. Nuk them që ishte e lehte,”-përfundon Megi. Por kthimi në Shqipëri nuk duket të ketë qenë edhe aq I bukur për të: “Kur u ktheva sapo kisha përfunduar një përvojë disa mujore në Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës në Paris, ku dhe paguhesha mjaft mirë. U ktheva në Shqipëri me shumë ëndrra dhe mendoja se këtu do vleresohej shkolla ime. Aplikova në disa banka, ndër të cilat dy të huaja ku nga të dyja mora përgjigje pozitive por prap nuk ishte ajo çfarë kisha në mendjen time. Fillova punë në Bankën e Shqipërisë si specialiste e thjeshtë dhe aty vazhdoj dhe sot,”- vijon vajza e ish-kryeparlamentares Topalli. E pyetur për marrëdhënien e saj me këngëtarin Luis Ejlli, Megi nuk ka dashur të prononcohet: “Ka disa gjëra që unë i kam tepër të veçanta. Gjërat private i kam shumë të shtrenjta. Janë shumë të rëndësishme për t’i thënë në publik,”-përfundon rrëfimin e saj për “Elite” Megi.





30-sukseset-11


Tags: megi topalliRrefim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit
Breaking News

“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit

18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…
Breaking News

“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…

18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…
Breaking News

“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…

18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa 
Breaking News

“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa 

18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…”
Breaking News

Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…”

18/01/2026
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Next Post
Në QSUT ka rënë një infeksion që e mbajnë të fshehtë, janë prekur edhe mjekët

Në QSUT ka rënë një infeksion që e mbajnë të fshehtë, janë prekur edhe mjekët








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera