Sipas revistës OK!, North West nuk ka një jetë si një fëmijë. Publikimi tregon se Kim Kardashian është aq e obsesionuar me edukimin e së bijës 3 vjeçare, saqë e fut atë në çdo kurs dhe veprimtari të mundshme. Përveç mësimeve të baletit, pianos, violinës, spanjishtes dhe fërngjishtes, North tashmë ka filluar edhe shkollën.
” North meriton pak kohë për të shijuar fëmijërinë e saj, të luaj , të jetë fëmijë, por Kim e ngarkon me shumë aktivitete” – është shprehur një burim i afërt i saj.