Moderatorja e njohur, Hygerta Sako, është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën private ndaj është shpesh në qendër të vëmendjes për të zbuluar diçka të re mbi të. Mesa duket ditën e sotme Hygerta feston ditëlindjen e 13-të të vajzës së saj. Këtë e ka zbuluar vetë ajo me anë të një publikimi në ‘Instagram’ ku shihen në një foto të dyja bashkë. “13 vjet së bashku, 13 vjet mirënjohje ndaj Zotit që më fali një ëngjëll, një motiv për të gëzuar e jetuar çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen fryma ime, thesari im, buzëqeshja ime”, shkruan ajo bashkangjitur fotos. Hygerta ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzën e saj e dedikimi i fundit e vërteton këtë gjë.