Dy ikonat e televizionit, regjisorja Vera Grabocka dhe aktori i madh Timo Flloko, janë prindër të vetëm një vajze. Linda Flloko, tashmë nënë e dy djemve të vegjël, ka bërë në ‘Facebook’ një dedikim plot dashuri me fjalë zemre për prindërit e saj, shkruan “Express”. Nëpërmjet një fotoje të Timos dhe Verës, ajo shpreh falënderimin e saj që kanë qenë më të mirët në çdo sens. “Më e bukura dhe e talentuara nëna ime dhe babai im unik! Faleminderit që jeni absolutisht më të mirët në çdo mënyrë”, shkruan Linda.