Vogëlushja e Mozzik dhe Loredanës, Hana duket se ka një fanse shumë të madhe. Një video e saj ka bërë që të marrë vëmendjen e reperes me famë ndërkombëtare, Nicki Minaj.
Këtë moment e ka zbuluar vetë Loredana, e cila nuk e ka fshehur krenarinë e një momenti të tillë dhe madje e ka qarkuar emrin e Nicki-t poshtë videos.
Në video shfaqet Hana e cila është duke ndihmuar stafin e mamit në xhirime, teksa në sfond është kënga e Minaj, ‘Moment for life’.
Ndonëse Loredana ka korrur vetë shumë sukses në Gjermani e Zvicër, duket se ende emocionohet edhe nga një ‘like’ i Nicki Minaj./revistawho.com








