Baris Arduç, i njohur për publikun shqiptar si Omeri në serialin ‘Dashuri me qira’, ka dhënë para disa ditësh lajmin më të keq për fansat. “Do t’i përkushtohem pasionit për artet marciale”, -ka thënë ai, duke lënë të nënkuptuar se nuk do jetë më pjesë e ekranit.
Aktualisht Baris ndodhet në Tajlandë ku po merr mësime për disa lloje të arteve marciale. Megjithatë nëse është sadopak ngushëlluese, ai ka edhe një projekt që akoma nuk është shfaqur në Shqipëri. “Koha për lumturi”, quhet filmi, në të cilin ai aktron krah Elçin Sangu./revistawho.com