Prej vitesh kemi pyetur veten për sekretin që mbart Ami dhe pse fytyra e saj është kaq e pastër dhe e freskët e flokët plot shkëlqim. Epo duket se sekretin ikona do na e zbulojë me projektin e ri që këtë herë nuk ka të bëjë as me fustanet e nusërisë dhe as eventet. Por me produktet që të gjithë ne vajzat i duam shumë, ato për fytyrën dhe flokët. “Ami’s Beauty” quhet linja e kujdesit për fytyrën dhe flokët që shumë shpejt do të vijë nga Ami. Një linjë produktesh që është formuluar dhe prodhuar në Itali.
View this post on Instagram
Ami aktualisht ka xhiruar promon e këtyre produkteve dhe revistawho ju sjell pak nga prapaskenat, ku biznesmenia shfaqet e veshur me fustan të bardhë, duke pozuar pranë detit.
Ndërsa në foton e rradhës shfaqet plot freski dhe dritë duke na bërë ta presim me padurim linjën e re të produkteve.