Mesude shkon në shtëpinë e Nazanit dhe e rreh e xhindosur që dëshmoi kundër Kemalit. Nazan e kërcënon Mesuden se do thërrasë policinë. Serkan mëson se vajzat e jetimores janë qëlluar. Bashkë me Nazanin dhe Defnen nisen për në spital. Edhe Gynej dhe Xhenk mësojnë lajmin tronditës. Djemtë shpërthejnë në lot kur arrijnë në spital dhe mësojnë se vajzat janë në operacion. Kemal futet në qeli me frikën se do e vrasin. Feride tronditet kur mëson se vajzat janë në gjendje të rëndë dhe duhet të përgatiten për më të keqen. Mesude mëson nga Serkan se Ejlyli është qëlluar. Xhenk njofton Banun dhe i lutet të shkojë në spital për t’i qëndruar pranë Kaderit. Banu dhe Mesude nxehen me Feriden dhe ia lënë fajin asaj. Kader e kalon me sukses operacionin. Ajo ëndërron në gjumë sikur vishet nuse së bashku me vajzat. Kemal mëson nga burgu tragjedinë./revistawho.com








