Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”! 12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale! 12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother? 12/03/2026
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik! 11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse… 11/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”!

12/03/2026
in Jetë
Reading Time: 5 mins read
A A
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”!

Pranvera me një lule nuk vjen, por me buzëqeshje vajzash po. Në një ditë të butë fillimmarsi, mes vajzash, buzëqeshjesh, ushqimi të mirë dhe mbi të gjitha në shoqërinë e Rejuran, u krijuan disa kujtime të bukura. Pak nga pak, gjithçka mori formë. Lulet u vendosën me kujdes, tavolina u shtrua me shije, ndërsa rrezet e diellit dukeshin sikur dilnin për të bekuar atë moment. Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji pozitive, vajzat u mblodhën për të folur për një temë të përbashkët: përvojën e tyre me Rejuran. Ishte një brunch i këndshëm, ku mes bisedave, të qeshurave dhe momenteve të ndara bashkë, u krijua një atmosferë e veçantë.





Në këtë takim morën pjesë Jonida Maliqi, Anxhelina Kotorri, Monika Kryemadhi, Iva Tiço, Viola Spiro, Sara dhe Ditea Berisha, Rizarta Hoxha, Debora Keçi, të cilat u bënë bashkë për të ndarë me njëra-tjetrën përvojën dhe përshtypjet e tyre me Rejuran.



Por prit pak, le të flasim për Rejuran…

Në dermatologjinë estetike moderne, fokusi po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt trajtimeve që rigjenerojnë lëkurën nga brenda, në vend që të maskojnë vetëm shenjat e saj. Pacientët kërkojnë zgjidhje që përmirësojnë cilësinë reale të lëkurës, duke e bërë atë më të fortë, më të shëndetshme dhe më rezistente ndaj faktorëve të jashtëm. Në këtë kontekst, Rejuran është shndërruar në një nga trajtimet më të kërkuara në klinikat estetike, falë aftësisë së tij për të stimuluar mekanizmat natyralë të riparimit të lëkurës.

Rejuran Injectable përfaqëson një qasje të avancuar në dermatologjinë rigjeneruese. I bazuar në polinukleotide të pastra (PN) të marra nga ADN-ja e salmonit, ky trajtim nuk synon vetëm përmirësimin sipërfaqësor të lëkurës, por stimulon proceset natyrale të riparimit në nivel qelizor. Duke ndihmuar rigjenerimin e indeve, përmirësimin e elasticitetit dhe forcimin e barrierës së lëkurës, Rejuran kontribuon në një lëkurë më të shëndetshme, më të fortë dhe me një pamje natyralisht të rifreskuar. Për këtë arsye, ai konsiderohet sot një nga trajtimet më inovative për rigjenerimin dhe rikthimin e cilësisë së lëkurës.


Historia e “Rejuran” nis në laboratorët e mjekësisë rigjeneruese, aty ku shkenca është përqendruar për vite me radhë në studimin e mënyrave se si lëkura mund të duket sa më natyrale. Mes 1001 kërkimeve, lindi teknologjia polynucleotide (c-PDRN), një përbërës i studiuar shumë në dermatologjinë estetike dhe i mbështetur nga më shumë se 2,000 publikime shkencore.

Çfarë e bën të veçantë këtë përbërës?

Ndryshe nga shumë produkte që veprojnë vetëm në sipërfaqe, polynucleotidet mbështesin proceset natyrale të rigjenerimit të lëkurës. Ato futen thellë në lëkurë, duke e ndihmuar atë të forcojë barrierat mbrojtëse dhe të fitojë elasticitetin që koha e merr me apo pahir. Lëkura qetësohet, ekuilibrohet.

Jo vetëm kaq, teknologjia e patentuar DOT™️, është zhvilluar për të përmirësuar përthithjen e përbërësve aktivë. Falë kësaj teknologjie, formulat e “Rejuran” ndihmojnë lëkurën në çdo fazë të rikuperimit të saj: duke qetësuar irritimet, duke reduktuar ndjeshmërinë dhe duke mbështetur gradualisht elasticitetin dhe vitalitetin e saj. Nuk mbaron me kaq, sepse filozofia e Rejuran nuk qëndron vetëm tek inovacioni shkencor. Komplekse përbërësish organikë derdhen në zemër të formulave të “Rejuran”, për të ruajtur biologjinë e tyre natyrale.

Pjesë e Rejuran është dhe Rejuran Cosmetics përvecse Injectable.

Rejuran Cosmetics nuk synon vetëm efektin e menjëhershëm estetik, por ofron mbështetje në proceset e brendshme të lëkurës sonë. Me përdorim të vazhdueshëm të produkteve të “Rejuran Cosmetics”, lëkura fillon të duket më e qetë, më me jetë. Tekstura bëhet më e njëtrajtshme dhe elasticiteti përmirësohet ndjeshëm. Gradualisht, lëkura rifiton atë që ndonjëherë humbet në rrjedhën e përditshme të jetës, aftësinë për t’u rinovuar.

Në vetvete, produktet e “Rejuran Cosmetics” e trajtojnë lëkurën si një sistem të gjallë, një ekosistem që ka aftësinë të shërohet dhe të rigjenerohet, nëse mbështetet me përbërësit dhe teknologjinë e duhur.

Në një botë të mbushur me premtime për rezultate të menjëhershme, “Rejuran” sjell diçka më të qetë, por edhe më të qëndrueshme: një kujdes që respekton ritmin natyral të lëkurës.

Sepse ndonjëherë bukuria nuk ka nevojë për transformime të menjëhershme. Ajo ka nevojë për kohë, për kujdes dhe për teknologjinë e duhur.

Tags: FaceRejuranSkincare
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera