• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Vajzat e Obamës nuk kanë më asnjë lidhje me vajzat e Presidentit

Vajzat e Barack dhe Michelle Obamës, Malia dhe Sasha, kanë ndryshuar totalisht stilin e jetesës pasi u zhvendosën në Bregun Perëndimor.

Të dyja vajzat e Obamës u fotografuan në Los Anxhelos këtë javë. Malia u pa duke bërë një pushim teksa pinte cigare jashtë punës së saj dhe Sasha u pa në një shëtitje aty ku po studion, pasi u transferua nga Universiteti i Miçiganit në një shkollë në Kaliforni.

Vajzat e Obamës janë larguar nga qendra e vëmendjes, veçanërisht që kur babai i tyre u largua nga Shtëpia e Bardhë në fillim të vitit 2017.

Muaj më vonë, Malia, e cila kishte marrë një vit pushim nga shkolla, u regjistrua në Universitetin e Harvardit, nga i cili u diplomua në pranverën e vitit 2021.

Ajo kishte shfaqur prej kohësh një interes për realizimin e filmave dhe kështu u përfshi në xhirimet e “Extant” në shkollë të mesme dhe me “The Weinstein Company” në vitin 2017. Ndërsa tani po punon në një projekt të paidentifikuar për Amazon në Los Angeles./revistawho.com