Valbona Mema ka humbur motrën e saj të dashur. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale. Motra e Valbonës vuante nga një sëmundje e rëndë. “Pusho e qetë motra ime”, shkruan këngëtarja, ndërsa ka postuar dhe një foto ku i mban dorën motrës. Kujtojmë se Valbona Mema la shtëpinë e Big Brother VIP, në mënyrë urgjente, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të së motrës pak javë më parë.









