Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër  07/12/2025
Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz? 07/12/2025
Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore! 07/12/2025
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë… 07/12/2025
Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti? 07/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Valbona Nathanaili: Ta shesësh librin, është më e vështirë sesa ta botosh atë… Ja çfarë duhet të blini në UET Press

14/11/2015
in Pa kategori
Reading Time: 6 mins read
A A
Valbona Nathanaili: Ta shesësh librin, është më e vështirë sesa ta botosh atë… Ja çfarë duhet të blini në UET Press

Valbona Nathanaili, drejtore e botimeve UET Press, ndan me lexuesit e revistawho.com pikëpamjet e saj për ngjarjen më të rëndësishme të vitit në botën e librit… Ajo flet sakaq për tregun e librave në Shqipëri, si dhe jep sugjerimet e saj për blerësit në stendën e UET Press.





Si duket panairi këtë vit? Të mirat dhe problemet e tij?

Në pamje të parë, edhe panairi i këtij viti, 2015, është i ngjashëm me panairet e tjerë: i njëjti vend ku zhvillohet dhe pothuaj po ato shtëpi botuese që marrin pjesë e që operojnë prej vitesh në tregun shqiptar të botimeve. Hyrja vazhdon të jetë e lirë dhe shitjet e librave aplikohen gjatë gjithë ditëve të Panairit për vizitorët e shumtë të tij. Sikundër edhe vjet, e njëjta sallë ku promovohet hapja e Panairit që, për hir të së vërtetës, duke qenë tepër e vogël, nuk u jep mundësinë të gjithë botuesve të jenë pjesë e “festimeve” të hapjes së saj dhe duket, sikur, më shumë u kushtohet vëmendje pjesëmarrjes së medieve, se sa vetë botuesve. Megjithëse sapo është hapur, vizitorët janë të shumtë. Këtë vit, Shoqata e Botuesve ka organizuar edhe një seminar për librin digjital.


Sa i takon të mirave, panairi i librit në Tiranë po zmadhohet nga viti në vit, me tituj e autorë jo vetëm shqiptarë, por me një shtrirje pothuaj globale. Është e vërtetë që gjithmonë e më shumë po bëhet e vështirë të orientohesh e të zgjedhësh në shumëllojshmërinë e botimeve që ofrohen këto ditë. Stenda të panumërta dhe një lëvizje masive njerëzish, një ndërthurrje e mahnitshme e ngjyrave me lëvizjen, e biznesit me kulturën. Nga ana tjetër, është fakt që panairi i librit është shndërruar në një ngjarje kulturore për Tiranën dhe vetë historinë e librit e identifikojmë me atë të Panairit të tij. Shumë shpesh i referohemi një autori me vitin e panairit të librit ku është paraqitur ose e kemi blerë, sikundër një panairi me autorin më të famshëm që ka qenë pjesë e tij, ose që ka mbajtur fjalën e hapjes.

Sa i takon problematikës së tij, jam kundra hapjes së lirë për të gjithë vizitorët dhe shitjes së librave në të. Panari i librit duhet të jetë një mjedis pune, jo një treg i madh shitjeje libri me çmime të ulura. Në fund të panarit bëhet bilanci se sa libra janë shitur dhe jo çfarë të rejash ka nga bota e librit, përfshirë këtu edhe teknologjitë e shtypjes dhe të përhapjes së tij, veçanërisht sot që bota ka ecur shumë përpara në këtë drejtim. Çuditem se si nuk e kanë ngritur si problem libraritë, pasi ne i nxjerrin jashtë loje ato me çmimet e ulura që ofrojmë. Në panair nuk janë të pranishme agjencitë ose kompanitë që merren me shpërndarjen e librit online, mungojnë libraritë e mëdha të cilat, për hir të së vërtetës, shumë prej tyre janë mbyllur, ose ankohen se nuk shesin pothuaj fare libra, nuk janë firmat që kanë burimet njerëzore dhe teknike për të prodhuar librin digjital. Pra, ne grindemi dhe mblidhemi kush do ketë vendin më të mirë dhe harrojmë se është e vetmja mundësi kur, të gjithë ata që janë vërtet të interesuar për prodhimin e librit të diskutojnë realisht për të ardhmen e tij.

Cilat janë librat që duhet të blejmë?

Nëse duhet t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, kam frikë se do jem pak subjektive pasi do rekomandoj ato libra që vërtet i njoh dhe njoh mirë librat që boton UET Press. Me notat e mësipërme të subjektivizmit do rekomandoja botimet e fundit të UET Press, si “Kombi që u lind. Historia e mrekullisë së Izraelit.”, nga Dan Senor, Saul Singer, “Fitimtarët. Dhe si e arrijnë suksesin”, nga Alastair Campbell, “Historia e Çamërisë. Një vështrim historik” nga Kristo Frashëri, “Kandidati” nga shkrimtari Ben Blushi, botuar në bashkëpunim me MAPO editions, si dhe “Tre divorcet e zotit Viktor N.”, nga Rudolf Marku, botuar në bashkëpunim me MAPO editions, fitues i çmimit “Kadare” për vitin 2015.

Por shijet dhe interesat e lexuesit janë të shumta dhe në Panair janë të gjithë librat e botuar të çdo shtëpie botuese shqiptare që nga dita e themelimit të saj. Pra, një xhiro nëpër të gjitha stendat e shtëpive botuese dhe krijon një ide se çfarë mund të blesh. Pak a shumë sot të gjitha shtëpitë botuese kanë krijuar profilin e tyre, sikundër kanë edhe autorët me të cilët bashkëpunojnë për vite me radhë. Kështu një libër të Ismail Kadaresë mund ta gjesh vetëm te stenda e Onufrit, ose të Ylljet Aliçkës te Toena.

A ekzistojnë në Shqipëri bestseller-at? 

Zakonisht, në botë, listën e librave më të shitur ose bestseller, e krijojnë gazeta me reputacion, të cilat çdo javë ose çdo muaj, sipas politikave të tyre, krijojnë edhe listën e librave më të kërkuar nga lexuesi. “New York Times”, “The Telegraph”, “The Guardian” kanë rubrikat e tyre periodike për librat më të shitur, në bashkëpunim të ngushtë me libraritë kryesore të vendit. Edhe disa nga gazetat tona janë përpjekur të bëjnë të lista të tilla, por nuk kanë qenë periodike, si për shembull gazeta “Mapo” dhe “Milosao” japin, herë pas here, informacione të ngjashme. Sa i takon autorëve tanë, mund të them se librat e Ben Blushit janë bestseller, veçanërisht “Otello” dhe, aktualisht, “Kandidati”.

A shitet më shumë letërsi shqiptare apo e huaj?

Tradicionalisht është shitur më shumë letërsi e huaj dhe, kryesisht, ata autorë që kanë fituar një çmim të madh ndërkombëtar, ose klasikët. Shkrimtarët shqiptarë ose janë pak, ose ne i promovojmë pak. Por edhe letërsia shqiptare, kur është e mirë, sigurisht që shitet. Këto kohët e fundit vë re me kënaqësi se janë shtuar kritikët e letërsisë shqiptare, të pavarur nga shtëpia botuese që e ka botuar atë letërsi, të cilët ndihmojnë lexuesin të orientohet në titujt e shumtë që ofrohen. Nga ana tjetër, krijimi i çmimeve në fushën e letërsisë shqiptare mendoj se është një mundësi e mirë për lexuesin shqiptar për të krijuar një gjykim paraprak në lidhje me një vepër. Fakti që libri i Mira Meksit “Mallkimi i priftëresha të Ilirisë” vajti deri në finale të çmimit “Ballkanika” është një vlerë e shtuar e librit për lexuesin, në mëdyshje, nëse duhet ta blejë a jo. Fitimi i Çmimit “Kadare” nga Rudolf Marku është, po ashtu, një sinjal për lexuesin e vëmendshëm në kërkim të një shkrimtari të mirë shqiptar.

Ndoshta nuk ka lidhje shumë me pyetjen tuaj, por dua të veçoj një bisedë me një librar. Në përpjekje për t’i mbushur mendjen për të marrë një nga titujt e fundit që kishim nxjerrë në qarkullim, fillova të listoj vlerat e librit, por më ndërpreu duke më thënë: “Nuk e marr këtë autor sepse nuk del në televizion. Mua më kërkojnë vetëm librat e atyre që dalin e flasin në media”. T’a shesësh librin është shumë më e vështirë se ta botosh atë.

A është e vërtetë që shqiptarët blejnë libra më së shumti gjatë panairit?

Po, është e vërtetë që shqiptarët blejnë libra më së shumti gjatë panairit dhe ka lidhje, kryesisht, me faktin që librat ofrohen me ulje. Pothuaj të gjitha shtëpitë botuese ofrojnë ulje 20% të çmimit të kopertinës. Shtuar, faktin, që ditët e panairit janë të gjithë titujt shqip në një mjedis të vetëm. Dhe është e kuptueshme. Kjo, gjithsesi, ngre edhe një herë shqetësimin për numrin e pakët të librarive të mira në kryeqytet. Shumë nga libraritë nuk i marrin të gjithë titujt që botohen me justifikimin se nuk shiten. Por shijet janë të ndryshme dhe, po ashtu, edhe kërkesat.

Ç’mendoni për librin elektronik?

Disa nga shtëpitë botuese kanë filluar ta aplikojnë, veçanërisht ato që ofrojnë librin shkollor, falë edhe disa nismave institucionale. Ne si shtëpi botuese nuk kemi filluar ende me botime në këtë formë. Arsyet lidhen, kryesisht, me mungesën e besimit – nuk kemi gjetur partnerë që të na mundësojnë, me seriozitet, prodhimin dhe shpërndarjen e titujve tanë në format elektronik. Ose, kanë ardhur dhe janë tërhequr, pa konkluduar në një marrëveshje. Nga ana tjetër, vetë lexuesi duhet të ketë mundësinë financiare të blejë teknologjinë e duhur që kërkon ky lloj libri. Gjithsesi, kryesore për ne është gjetja e partnerëve. Por, sigurisht, prodhimi i librit elektronik është pjesë projekteve të këtij viti.

 

 

Tags: Panairi i LibritUET PressValbona Nathanaili
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post
Letra e vajzës së parë të Robert Berishës për Renee: Të dua shumë!

Letra e vajzës së parë të Robert Berishës për Renee: Të dua shumë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera