Pas përfundimit të martesës ‘flash’ me Giovanni Cottone-n. showgirl-i italian Valeria Marini ka gjetur sërish dashurinë në krahët e mikut të saj të vjetër, Patrick Baldassarri. Siç raporton “Diva e Donna’ në Itali, ka shumë të reja në jetën e biondes seksi. Mësohet se çifti po bëhen gati për dasëm pasi Valeria 48-vjeçare është në pritje të ëmbël. Pritet që dasma të bëhet këtë verë. Në intervistat e një viti më parë Valeria Marini kishte deklaruar se dëshironte patjetër të bëhej nënë përpara se të mbushte 50 vjeç qoftë edhe duke adoptuar një fëmijë.