«Happy birthday, Marilyn Monroe». Ky ishte urimi që i bëhej ikonës së bukurisë, nga Valeria Marini në llogarinë e saj “Twitter”. Deri këtu s’ka asgjë për t’u shqetësuar, përveç një fotomontazhi ku dy biondet janë vendosur krahas njëra-tjetrës. Të dyja në foto bardhë e zi, me fustane shkëlqyese. Mirëpo sa e kanë parë ndjekësit këtë postim të Marinit, kanë shpërthyer një lumë komentesh tallëse e ofenduese. “Megalomane, vulgare, trash (plehrë)”, ishin vetëm disa prej komenteve. Deri më tani Valeria nuk ka dashur t’u kthejë përgjigje.