Burime për WHO kanë zbuluar se Valon Shehu do i bashkohet sot banorëve të Big Brother VIP. Mesa duket Vigani, vëllai i tij (që ka qenë më herët pjesë e një prej edicioneve të Big Brother) i ka lënë stafetën vëllait këngëtar, i cili e ka pranuar ftesën e produksionit.
Rreth dy javë më parë kur ishte i ftuar në ‘Ftesë në pesë’ me Bieta Sulon, Valon Shehu u shpreh i hapur për një hyrje në shtëpinë VIP, bashkë me të vëllain. Siç duket, rrugës vendimi përfundimtar ka qenë që ai të hyjë vetëm dhe ja ku u konfirmua.
Mbetet për t’u parë si do ndryshojnë ngjarjet me këtë hyrje të re të këngëtarit simpatik kosovar./revistawho.com