Ikona e filmave aksion, Jean-Claude Van Damme ka mbërritur në Kosovë ditën e djeshme. Aktori tha se ka pritur për një kohë të gjatë për të vizituar Kosovën dhe është shprehur i lumtur me ngrohtësinë e ofruar nga qytetarët.
Van Damme mori vëmendje me një varëse në qafë, në të cilën mbante simbolin e shqiponjës.
“Kam pritur për një kohë të gjatë për të ardhur në Kosovë dhe mirëpritja e njerëzve, kur unë erdha në mëngjes, ishte shumë paqësore, prandaj faleminderit shumë. Populli i Kosovës vetëm dëshiron shumë lumturi dhe paqe, prandaj gjithmonë buzëqesh këtu”, u shpreh aktori.









