Aty, në Paris trokasim në “BDL Parfums”, një shtëpi parfumesh e vendosur në Palais Royal. Frymëzime të krijuara e të derdhura në aroma unike, në lëvizje, silueta njerëzish, në momentet që nuk harrohen. Nuk ka formula, gjithçka lind dhe krijohet në mënyrë artizanale, me shumë kujdes, duke krijuar në fund një rezultat të jashtëzakonshëm. Këtë herë vjen “Vanille Caviar”, një shpërthim i fuqishëm i të zezës, frymëzuar nga pikturat e Pierre Soulages. Nuk ka errësirë, ka dritë, ka aromë vaniljeje, ka copëza dashurie. Çdo gjë rrethohet me delikatesë, prej lules nga del vanilja, një orkide e brishtë, e bardhë si qumësht. Mund të imagjinosh lehtësisht kokrrat e vaniljes që shkrihen në një aromë që nuk zhduket, veç vë vulë përjetësie. Derdhja e vaniljes ka krijuar formulën perfekte,
Në zemër të aromës gjendet një akord i veçantë vaniljeje, frymëzuar nga tekstura e kokrrizave të saj, i errët, i pasur dhe pak mineral, me nuanca gourmand, që e bëjnë sensuale dhe moderne.
Për të krijuar balancë, kompozimi përmban kontraste të lehta: freskia e kardamomit, nota frutore e rrushit të zi dhe ngrohtësia e kakaos. Drita e aromës nuk vjen nga nota të ndritshme apo diellore, por nga vetë vanilja dhe përzierja e saj me elementët e tjerë.
VANILLE CAVIAR është një aromë e errët në pamje, por e gjallë dhe e ndritshme në ndjesi, një kompozim sensual, përqafues, modern dhe njëkohësisht i përjetshëm. Nuk e di çfarë po mendon, por mendoj që “Maison de Parfum” ka gjetur parfumin e duhur për ty.









