Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Varësia ndaj celularit, zbuloni problemet shëndetësore që shkakton

19/02/2018
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Varësia ndaj celularit, zbuloni problemet shëndetësore që shkakton

 Telefoni celular shpeshherë kthehet në domosdoshmëri dhe bëhet pjesë e pandashme e jona. Por a e dini se kjo mund të shkaktojë probleme serioze fizike dhe psikologjike?  Hidhini një sy listës së mëposhtme, për të kuptuar në qoftë se gjeni veten në një prej këtyre problemeve si dhe në zgjidhjen përkatëse.





Nomophobia (no-mobile-phone-phobia) – Varësia ndaj telefonit është quajtur nga ekspertët si nomofobia ose e thën ndryshe fobia nga mungesa e telefonit. Sipas një studimi të fundit rreth 84 % e popullsisë botërore kanë pranuar se nuk mund të qëndrojnë asnjë ditë pa telefonin e tyre. Po sipas këtij studimi rezulton se 2/3 e adoleshentëve apo të rinjëve çdo 15 minuta ose më pak kontrollojnë telefonin e tyre.

Zgjidhja ; Dr. Larry Rosen, profesor i psikologjisë në Universitetin të Kalifornisë këshillon praktikën e mos kontrollimit të telefonit shumë shpeshë. “Kontrollojeni telefonin dhe vendoseni atë përmbys. Mundohuni ta kontrolloni celularinn çdo 20 minuta, pastaj 25, 30  etj. Në këtë mënyrë do të kuptoni se ankthi që krijohet nga mos kontrolli i shpeshtë i tij nuk është dhe aq real dhe asgjë nuk ndodh në qoftë se rrini pa të”- këshillon Rosen.


Rreziku nga bakteret – Prania e mikrobeve në telefonin tuaj është një problem tepër serioz. Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Arizonës  rezultoi se një telefon ka mesatarishtë 10 herë më shumë baktere sesa mund të gjenden në tualet. Zakonisht e vendosim telefonin mbi sipërfaqe të pista ose e kapim atë pa i larë duart. Situata përkeqësohet kur celularin e vendosim në vesh, pasi ka kontakt me lëkurën e fytyrës.

Zgjidhja; Pastrojeni celularin tuaj sa më shpesh me letra të lagura antibakteriale, lani duart përpara se ta merrni telefonin në dorë dhe tregoni kujdes për higjenën e ambientit në të cilin e lini telefonin tuaj.

Shpërqëndrime të rrezikshme – Sipas një studimi të Universitetit të Washingtonit rezulton se shkrimi i mesazheve në celular bën që këmbësorëve tu duhen 1.87 sekonda më shumë për të kaluar rrugën,4 herë më shumë rrezik që të injorojnë sinjalet e semaforit ose të harrojnë të shikojnë nga të dyja anët përpara se të kalojnë rrugën.

Zgjidhja; Mos bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë, kur situata kërkon vëmendje, lëreni telefonin, biseda telefonike apo mesazhet mund të presin.

Gjumë jo cilësor – Shoqata kombëtare e gjumit nëpërmjet një studimi ka zbuluar se 95% e popullsisë përdorin disa alternative të paisjeve elektronike përpara gjumit. Ekspozimi ndaj dritës artificial përpara gjumit dobëson aftësinë e trurit për të prodhuar melatonin, hormonin përgjegjës për rregullimin e ciklit të gjumit. Problemet me gjumin kanë derivatet e tyre në shëndet siç janë depresioni, shtimi në peshë etj.

Zgjidhja; kërkuesit rekomandojnë zvendësimin e kontrollit të “Facebook-ut”, postimeve në “Instagram” me leximin e një libri përpara gjumit.

Dobësimi i marrëdhieve– kontrolli i vazhdueshëm i telefonit ndërkohë që keni dalë me të afërmit tuaj dobësOnë lidhjet ta. Studimi i kryer nga Universiteti i Marilendit rezultoi se personat që qëndrojnë gjatë në telefonë janë më pak të predispozuar për tu bërë pjesë e aktiviteteve vullnetare apo në ndihmë të të tjerëve, duke u kthyer në në josocial.

Zgjidhja: “Mbajeni telefonin në çantë ndërkohë që kaloni kohë me familjen apo miqt, me telefonin mund të merreni edhe më vonë”- thotë Dr.Rosen.

Tags: celulari varesiaproblemshendeti
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post

Brenda ambienteve super luksoze të shtëpisë së Angela Martinit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera