Bebe Rexha vazhdon të komentohet në rrjet për shtimin e saj në peshë dhe duket se këngëtarja nuk duron më! Këngëtarja ka postuar një video në Instagram ku në fund nxjerr gishtat e mesit drejtuar të gjithë kritikuesve.
“E di që kam shtuar në peshë. Njerëzit përjetojnë luhatje. Nuk do të gënjej, ma shpif dhe më bezdis kur lexoj disa prej komenteve. Jam duke mësuar që ta pranoj dhe mos e gjykoj veten, ndërsa po ashtu po përpiqem të marr vendime më të shëndetshme në jetë. Ajo që kam mësuar megjithatë është se numrat nuk të përcaktojnë, zemra e bën”, shkruan Bebe.
View this post on Instagram








