Vendi ynë sot do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku pasdite do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Reshjet janë në intensitet mesatar. Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë në zonat malore nga 04ºC deri në 12ºC, në zonat e ulëta nga 08ºC në 19ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19ºC. Era do të fryejë në drejtim Jugperëndimor me forcë valëzimi deri në 4 ballë.