Rob Kardashian ka dashur të marrë kujdestarinë e plotë të vajzës së tij me Blac Chyna, por avokati familjar në Kaliforni ka venë në dyshim kërkesat e tij.
Sipas avokatit problemi më i madh do të ishte nëse Blac do e merrte vajzën diku dhe nuk do e lajmëronte Rob dhe nëse vajza do të ishte prezente në konfliktet e Chyna me të dashurin e saj.
Ish partneri i Chyna, Rob Kardashian ka thënë pas kësaj se ajo mund të jetë pak tip ekspresiv, por jo një nënë e keqe, megjithatë ai insiston në faktin se ajo nuk është nëna e duhur për Dream pas konfliktit të saj me Kid Buu.
Deri më tani ende nuk është zgjidhur problemi për kujdestarinë e vajzës, pasi mosmarrëveshjet midis tyre vazhdojnë./revistawho.com