Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd… 25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje! 25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën! 25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit!  25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet 25/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vdekja e dyfishtë në maternitet, tre mjekë në prokurori. Pse akuzohen

17/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Vdekja e dyfishtë në maternitet, tre mjekë në prokurori. Pse akuzohen

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për neglizhencë dhe pakujdesi të mjekëve për rastin që solli vdekjen e 35­vjeçares Aida Çajku, shtatzënë në muajin e nëntë, që humbi jetën në maternitetin “Koço Glozheni”. Mëngjesin e sotëm raportohet se tre mjekë që dyshohen se vonuan ndihmën janë dërguar në prokurori. “Më datë 16.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit H.K, D.D dhe N.C, vjeç 47, 45 e 51, banues në Tiranë, me profesion kirurg e gjinekolog, pasi dyshohet se gjatë natës, në maternitetin “Koço Glozheni”, ka ardhur për të lindur shtetësia A.C, vjeç 35, banuese në Tiranë, ku dyshohet se si pasojë e moskryerjes në kohë të shërbimit shëndetësor, ajo dhe fëmija kanë ndërruar jetë. Neni 96 i Kodit Penal”­ thonë burime nga organi i akuzës.





Gabimi

Çfarë u bë gabim? Çfarë çoi në humbjen e jetës së foshnjës dhe të 35­ vjeçares nga Paskuqani? Përveç sorollatjes prej afro 5 orë e gjysmë nga njëri spital në tjetrin ende nuk ka një diagnozë të saktë se nga humbi jetën pacientja. Mjekët e maternitetit “Koço Gllozheni” nuk kanë mundur të përcaktojnë diagnozën që në fillim, madje nuk e kanë kuptuar situatën e saj duke e orientuar drejt shërbimit të urgjencës për probleme kardiake. Ajo ka qëndruar në maternitet vetëm 45 minuta. Por vetëm pas një konsulte të gjerë ekipi i mjekëve në maternitet ka përcaktuar diagnozën hemorragji masive në pjesën e shpretkës, një patologj e rëndë kjo, sipas tyre, dhe e rrallë ku 75% e rasteve humbin jetën. Mjekët e maternitetit e kanë diagnostikuar me shumë vonesë këtë gjë, pas sorollatjeve të gruas shtatzënë për mbi 5 orë dhe pasi ajo kishte humbur jetën. Dy ekspertët obstetër gjinekologë, të kontaktuar në mënyrë të pavarur nga njëri­tjetri nga “Top Chennel”, thonë të njëjtën gjë: ekipi i mjekëve të maternitetit nuk duhej të bënte transferimin e 35­vjeçares për në urgjencën e QSUT­së, pasi në këto raste, kur ka dyshime për probleme kardiake, thirret mjeku kardiolog në maternitet. Nga ana tjetër, funksionon qendra e koordinimit. ku mjekët e maternitetit mund të kërkojnë konsultë si në rastin e kardiologut, por edhe të mjekut kirurg, i cili duhej të ndërhynte. Vetëm pasi në sanatorium është konstatuar shok hemorragjik dhe gruaja është rikthyer në maternitet dhe kur gjendja e gruas ishte rënduar, atëherë është thirrur konsultë e zgjeruar. Por atëherë ishte shumë vonë. Shërbimi kirurgjik ka konstatuar hemorragji në regjionin e shpretkës, por pa ditur se nga se ishte shkaktuar. Por për këtë do të vendosë mjekësia ligjore.


Tags: maternitetmjeketprokurorivrasja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…
Breaking News

“Dhe një vit tjetër pa ty”, Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Asgjë s’e mbush boshllëkun tënd…

25/12/2025
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!
Breaking News

Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!

25/12/2025
Tension në BBVK: Dolce godet Albën!
Breaking News

Tension në BBVK: Dolce godet Albën!

25/12/2025
Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 
Breaking News

Modelja e njohur shkrin filler-in si dhuratë Krishtlindjesh për prindërit! 

25/12/2025
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet
Breaking News

Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet

25/12/2025
Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 
Breaking News

Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 

25/12/2025
Next Post
Tregojnë orët e tmerrit, denoncimi i familjes: Si na vdiqën motrën me foshnjen në maternitet

Tregojnë orët e tmerrit, denoncimi i familjes: Si na vdiqën motrën me foshnjen në maternitet








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera