Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, prokuroria: 5 vjet burg për dy mjekët

29/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, prokuroria: 5 vjet burg për dy mjekët

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot deklarimin fajtorë të mjekëve Petrit Rexhepi dhe Elona Burba. Organi i akuzës gjithashtu kërkon dënimin e tyre me nga 5 vjet burg, njëkohësisht për mjekët u kërkua heqje e të drejtës së ushtrimit të profesionit për një periudhë 5­vjeçare. Gjykata e Tiranës hapi në Tetor të vitit 2015 procesin gjyqësor ndaj dy mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni”, të akuzuar për vdekjen e bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha. Dorjana Haka ndërroi jetë në nëntor të vitit 2014, pak ditë pasi kishte sjellë në jetë një fëmijë në një lindje me operacion. Të pandehurit në proces, kirurgu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba, akuzohen për “mjekim të pakujdesshëm” në lidhje me këtë rast. Sipas Prokurorisë së kryeqytetit, vdekja e 25­ vjeçares Haka ka ardhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve dhe moskryerjes prej tyre të analizave të nevojshme para dhe pas operacionit.





AKUZA NDAJ MJEKEVE

Nga tavolina e përfaqësuesit të organit të akuzës, prokurori Erjon Imeraj rindërtoi ecurinë shëndetësore të 25­ vjeçares Dorjana Haka nga ditët e fundit të shtatzënisë deri në ditën kur ajo ndërroi jetë. Duke iu referuar një aktekspertimi të kryer nga një grup mjekësh i Institutit të Mjekësisë Ligjore, prokurori tha se e ndjera Dorjana Haka nuk u është nënshtruar analizave paraprake të nevojshme para se të hynte në operacionin e lindjes. Më tej, referuar hetimit, prokurori tha se nuk kishte pasur rekomandim për kryerjen e analizave, nuk kishte pasur konsultë anestezike paraprake dhe se në rastin e Dorjana Hakës nuk janë zbatuar procedurat e shtrimit. I pamjaftueshëm u konsiderua nga Prokuroria edhe kontrolli mjekësor pas operacionit të 25­vjeçares. Shkak i përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore të shtetases Dorjana Haka ditën e dytë pas operacionit ka qenë tromboza totale e sinuseve kavernoze të trurit. Bazuar në të dhënat e përshkruara në kartelën klinike të repartit Obsetrik­Gjinekologjik të Spitalit “Koço Gliozheni” dhe të klinikës së Neurologjisë të Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, pohoi prokurori, rezulton se shkaku i vdekjes së shtetases Dorjana Haka me mundësitë më të mëdha duhet të ketë qenë arresti kardiak, ndalimi i punës së zemrës. “Nga sa u parashtrua, rezulton e provuar se të pandehurit Petrit Rexhepi dhe Elona Burba kanë konsumuar elementet e veprës penale të ‘mjekimit të pakujdesshëm’, pasi sipas akt­ekspertimit dhe deklarimeve të marra, nuk kanë marrë masat e nevojshme para dhe pas operatore për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të shtetases Dorjana Haka, e cila më pas ka gjetur vdekjen”, thuhej në kërkesën për gjykim./ Panorama


Tags: alban hoxhaburggruajamjeket
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
Next Post
Dasma përrallore e vajzës së manjatit çeçen, fustani i nuses 240,000 dollarë (FOTO)

Dasma përrallore e vajzës së manjatit çeçen, fustani i nuses 240,000 dollarë (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera