Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË! 18/12/2025
U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës 18/12/2025
Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati 18/12/2025
Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida! 18/12/2025
Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm! 18/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Vdekja e gruas së portierit të Partizanit, 12 gabimet e mjekëve

29/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Vdekja e gruas së portierit të Partizanit, 12 gabimet e mjekëve

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për dy mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”. Petrit Rexhepi, kirurg dhe Elona Burba, anesteziste, akuzohen për mjekim të pakujdesshëm gjatë muajt nëntor të vitit 2014, kur Dorjana Haka, bashkëshortja e portierit të Partizanit, Alban Hoxha, gjeti vdekjen pas lindjes së fëmijës në spital.





Prokuroria kërkoi 5 vite burg për Petrit Rexhepin si dhe për Elona Burba. Gjithashtu organi i akuzës kërkoi dhe 5 vite heqje të së drejtës së profesionit.

Ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore evidentoi plot 12 shkelje të kryera nga mjekët e Maternitetit, e më konkretisht nga mjeku i operacionit Petrit Rexhepi si dhe mjekja anesteziste Elona Burba.


Shkeljet e mjekëve të maternitetit

-Shtetases Dorjana Haka nuk i janë bërë analizat mjekësore të nevojshme të cilat kërkohen ti bëhen një pacienti përpara se të futet për të kryer një operacion të planifikuar për lindje në një kohë që kjo shtetase ka qenë e diagnostifikuar për çrregullim të repolarizimit, çrregullim të relaksit vertikulit të majtë të zemrës, prolapse i fletës së madhe mitrale dhe regurgitimi mitral.

-Në fazën përgatitore dhe hyrjen e shtatëzanisë në bllokun kirurgjikal është marrë përsipër bashkërisht nga mjeku obseter dhe anestioziolog dhe në këtë fazë evidentohen këto mangësi: Nuk rezulton rekomandim për kryerjen e ekzaminimeve laboratorike dhe biokimike paraprake të përditësuara, por gjenden përgjigjet e ekzaminimeve e konsultave gati një muaj më parë.

-Në rastin konkret, konsulta e ekipit kirurgjikal dhe anestezist që është marrë me pritjen dhe trajtimin e rastit nuk rezulton të jetë kryer, nuk gjenden të dhëna paraprake të ekzaminimit nga ana e mjekut Obseter gjinekolog para ndërhyrjes.

-Mjekët e konsultës nuk janë njohur me të dhënat e konsultës kardiologjike, ekzaminimit elektrokardiografik dhe ekokardiografisë dhe se në rastin konkret nuk gjendet rekomandim për konsultë me mjekun specialist kardiolog të përditësuar për vetë specifikën e rastit.

-Bazuar në vlerësimin e riskut sipas protokollit ndërkombëtar që është i praktikueshëm edhe në vendin tonë, rezulton se për shtetasen Dorjana Haka, strategjia anestezike nuk ka qenë korrekte. Në intervalin kohor nga data 10.10.2014 deri në datën 1.11.2014 asaj nuk i është rekomanduar kryerja e ekzaminimeve laboratorike, biokimike, nivelit të protombinës, kohës së hemorragjisë dhe asaj të koagulimit.

-Nuk ka konsultë anestezike preparatore të përshkruar në kartelë, ku mjeku i mësipërm, procedurialisht duhet të përshkruaj, në konsultë preparatore, anesteziologjike gjendjen e përgjithshme, treguesit hemodinamik, orgamet mjekësore dhe të japë konsideratat mjekësore për rastin.

-Nga ana e personelit mjekësor që është marrë me trajtimin e shtetases Dorjana Haka, nuk janë zbatuar procedurat mjekësore të regjimit spitalor në rastin e shtrimit të planifikuar dhe përgatitjes për operacion.

-Pas operacionit nuk janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe mjekimet sipas rregullave për të mënjanuar komplikacionet e tromboembolisë.

-Kontrolli pas operacionit në rastin e shtetases Dorjana Haka ka qenë i pamjaftueshëm dhe ky kontroll duhet të sigurohet më mirë nga vetë specialisti apo zëvëndësi, kur ai mungon ose nga një bashkëpunëtor i tij.

-Shkak i përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore të shtetases Dorjana Haka me datën 05.11.2014 , ditën e dytë pas operacionit, ka qenë tromboza totale e sinuseve kavernozë të trurit nga ana e majtë dhe subtotal nga ana e djathtë e shoqëruar me grumbullimin e gjakut sipër cipës së fortë të trurit.

-Gjatë operacionit dhe pas operacionit mjekimi ka qenë i mangës sidomos filllimi i aplikimit të antikoagulantit duhet të ishte më i hershëm, pacientja duhej të intubohej menjëherë pas akteve konvulsive dhe të vihej në respiracion me regjim të drejtuar në repartin e reanimacionit. Rekomandimet e mjekëve të shënuar në kartelën klinike në lidhje me kryerjen e analizave nuk është realizuar në kohë, por me shumë vonesë.

-Shkaku i drejtpërdrejtë dhe shkencor i vdekjes së shtetases Dorjana Haka në mungesë të kryerjes së autopsisë nuk mund të përcaktohet. Bazuar në të dhënat e përshkruara në kartelën klinike të repartit Obsetrik – Gjinokologjik të Spitalit “Koço Gliozheni”./tvklan.al

Tags: gabimet e mjekevegruaja e alban hoxhesmaternitetvdekje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË!
Breaking News

Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË!

18/12/2025
U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës
Breaking News

U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës

18/12/2025
Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati
Breaking News

Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati

18/12/2025
Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida!
Breaking News

Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida!

18/12/2025
Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!
Breaking News

Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!

18/12/2025
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë
Breaking News

Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë

17/12/2025
Next Post
Video/Tronditet India, një burrë ka tentuar të mbysë nënën e tij ndërkohë që gruaja po e filmonte

Video/Tronditet India, një burrë ka tentuar të mbysë nënën e tij ndërkohë që gruaja po e filmonte








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera