Hetimi për vdekjen e ish-yllit të One Direction, Liam Payne vazhdon ende, edhe pasi kanë kaluar 2 muaj nga vdekja e tij.
Sipas dokumentave të publikuara nga Rolling Stone, gjykatësi paditi dy punonjës hoteli, duke përfshirë menaxherin e recepsionit që lajmëroi ambulancën. Gjykata la të pandehur menaxherin dhe recepsionistin dhe i urdhëroi ata të dëshmonin, megjithëse përmbajtja e saktë e akuzave nuk është bërë e qartë.
Dy personat që dyshohet se e furnizuan me drogë Payne do të merren në pyetje më 17 dhjetor.
E dashura e këngëtarit po ashtu do të merret në pyetje. Ajo akuzohet për “braktisje me pasojë vdekjen” dhe do të dëshmojë më 18 dhjetor.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë zhvillime të mëtejshme apo nëse çështja do të zbardhet përfundimisht.








