Autoritetet kanë zbuluar detaje të reja që hedhin dritë mbi vdekjen e aktorit Gene Hackman dhe bashkëshortes së tij, Betsy Arakawa, të cilët u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre në New Mexico më 26 shkurt. Fillimisht u raportua se Arakawa kishte ndërruar jetë e para më 11 shkurt si pasojë e një virusi, ndërsa Hackman një javë më vonë, si pasojë e një komplikimi në zemër por, kjo teori duket se nuk qëndron më.
Të dhënat e aktivitetit telefonik tregojnë se më 12 shkurt, Arakawa kishte telefonuar disa herë një klinikë shëndetësore për ndihmë mjekësore. Ajo raportoi probleme me kapsllëkun dhe anuloi një konsultë të planifikuar, duke theksuar se duhej të kujdesej për bashkëshortin. Telefonatat e fundit të klinikës drejt saj mbetën pa përgjigje.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e sakta të ndarjes nga jeta të çiftit.