Sara Khan, aktorja që luan rolin e Sadnës në telenovelën indiane “Bidai”, ka dhënë një intervistë në të cilën ka shprehur ndjesitë e saj për fundin e hidhur.
Ajo ka thënë se është shumë e mërzitur që roli i saj mori fund duke shtuar: “Jam e sigurtë për një gjë, edhe pse Sadna vdes, regjisori do e gjejë një mënyrë për të më kthyer në serial”.
Sigurisht nuk e ka fjalën për të njejtin serial, por për role të tjera në projekte të reja.