Valbona Mhilli, ish-banorja e “Big Brother VIP”, ishte e ftuar sot në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio. Ajo foli për rrugëtimin e saj në reality show, marrëdhënien me Laertin dhe për raportin e saj me Jozin, i cili ka qenë shpesh në qendër të diskutimeve.
Duke sqaruar marrëdhënien e tyre, Valbona u shpreh:
“Ne sot me Jozin mbajmë marrëdhënie të shkëlqyera shoqërore, vazhdoj t’i mbaj marrëdhëniet shumë të mira, jam shumë krenare për Jozin. Fillimin e kishte pak si shumë të vështirë. Isha shumë e lumtur që u rikthye në shtëpinë e Big Brother edhe që vendosi të linte mënjanë një pjesë të trurit të vogël që se si i merrte erë ndonjëherë dhe vinte shejtani aty.”
Ajo shtoi se Jozi ka qenë i vetmi mik i saj në shtëpi, duke mohuar çdo lloj aleance apo strategjie mes tyre:
“Që në fillim unë kam qenë shumë e sulmuar, Jozi ishte i vetmi shok dhe mik që kisha në atë shtëpi edhe pse ne nuk kemi luajtur kurrë bashkë, nuk kemi bërë kurrë skema dhe aleanca bashkë.”
Për një deklaratë të mëparshme ku tha se Jozi ishte shoku i vëllezërve të saj, por ndërkohë ky i fundit pretendoi se nuk i dinte emrat e tyre, Valbona dha këtë shpjegim:
“Unë kam dy vëllezër biologjikë dhe dy vëllezër jo biologjikë. Jozi është shoku i dy vëllezërve të mi jo biologjikë, Jozi e kishte harruar me thënë të drejtën, sepse ai kishte folur edhe disa ditë përpara se të futej në ‘Big Brother VIP’. Ai vdes që t’i lërë këto gjëra që të keqkuptohen.”