Një detaj që deri tani kishte mbetur larg syrit të publikut duket se është zbuluar për herë të parë në rrjetet sociale. Vëllai i Selin, DJ Onno, ka publikuar në Instagram Story një foto ku shfaqet së bashku me Gretën, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Edhe pse Selin dhe Greta u bënë të njohura për publikun si pjesë e Big Brother VIP Albania, lidhja e tyre familjare nuk ishte bërë e ditur që në fillim.
Fotoja e publikuar nga DJ Onno është interpretuar nga fansat si një sinjal i qartë afrimiteti dhe marrëdhënieje të ngushtë familjare, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen rreth raportit mes dy banoreve të BBVA.









