Bashkimi i vëllezërve Jonas është kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti. Kënga e tyre e parë ka thyer rekorde shikueshmërie, por kur vjen puna tek fansat e tyre, bashkëshortet janë mbështetëset më të mëdha dhe këtë e ka vërtetuar Priyanka Chopra në koncertin e tyre të parë. Dikush ia ka dalë ta filmojë aktoren e njohur në koncert, me një palë reçipeta në duar dhe nëse po pyesni veten nëse ishin të asaj, përgjigja është jo. Reçipetat ishin të një fanseje të ‘Jonas Brothers’ dhe sipas një tjetër video të kapur nga të pranishmit në koncert, Priyanka ishte duke mbledhur ‘mesazhet’ e fansave për bashkëshortin e saj. Kjo nuk është hera e parë që Priyanka tregon se është bashkëshortja perfekte, pasi kujtojmë që kohë më parë ajo iu përgjigj me shumë sportivitet mesazheve të Nick Jonas dhe ish-të dashurës së tij, Miley Cyrus./revistawho.com