“E donte aq shumë shqiponjën në fustanin e saj”, ka qenë ky mbishkrimi i vendosur bashkangjitur një postimi të bërë nga stilisti Valdrin Sahiti në llogarinë e tij të Instagramit.
Valdrini ka publikuar fotografinë e një vajze, e cila në ditën e saj më të rëndësishme ka vendosur të mbajë me vete edhe simbolin e kombit të saj.
Në pjesën e pasme të vellos shihet e dizenjuar shqiponja dhe personi që ka bërë këtë punë të mrekullueshme është stilisti i talentuar Valdrin Sahiti i cili bën veshje për shumë nga personazhet më të njohur të skenës shqiptare.