Aktorja bukuroshe Hazal Kaya është shumë aktive në rrjete sociale dhe sidomos gjatë periudhës së karantinës. Ajo ka qëndruar në shtëpi prej një kohe të gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe e ka kaluar kohën me bashkëshortin dhe djalin e tyre. Së fundmi aktorja ka vendosur të ndryshojë pamjen dhe ka prerë baluket. Pamjen e re ajo e ka treguar me postimin e fundit në Instagram ku përshëndet fansat. Hazal Kaya menjëherë ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e saj të cilëve u ka pëlqyer shumë pamja e re. Tani ata mezi po presin që aktorja të rikthehet në ekran me ndonjë serial të ri. Kujtojmë që JHazal Kaya u bë e famshme në Shqipëri me rolin e “Nihalit” në serialin “Dashuri e ndaluar” dhe me rolin e “Maralit”.