Princ Harry dhe Meghan Markle kanë bërë një lëvizje tjetër për të ndërprerë lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar pas kërkesës nga familja mbretërore.
Ata dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore në 2020.
Lëvizja e fundit është dorëzimi i çelësave të rezidencës Frogmore Cottagey
Rezidenca mbretërore ishte baza çiftit në Angli, por mbreti Charles kërkoi që çifti të lironte pronën sa më shpejt të ishte e mundur.
Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it iu dha përdorimi i vilës Frogmore me pesë dhoma gjumi nga mbretëresha Elisabeth si dhuratë martese në vitin 2018.
Meghan dhe Harry mezi kanë jetuar në rezidencën mbretërore gjatë tri viteve të fundit, por duket se ajo nuk është më e tyre.








