Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Venger: Xhaka kundër Xhakës, është çështje brenda familjes

27/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Venger: Xhaka kundër Xhakës, është çështje brenda familjes

Arsen Venger mendon se di gjithçka rreth Bazelit, kundërshtarit të radhës të Arsenalit në Ligën e Kampioneve. Ai ka informacione të mirëfillta pasi e ka parë këtë skuadër të mposhte Çelsin dhe Mançester Junajtid në vitet e kaluara, por sidomos sepse ka në radhët e ekipit lojtarë si Mohamad Elneni dhe Granit Xhaka të cilët janë rritur në klubin zviceran.





Ky i fundit ka edhe vëllanë e tij të madh, Taulantin, në radhët e Bazelit dhe sigurisht që të dy kanë komunikuar vazhdimisht. Por trajneri francez i Arsenalit mendon se asnjë prej tyre nuk ka treguar plotësisht të vërtetën në këto biseda pasi dëshiron të fitojë duelin brenda familjes.

“Po, sigurisht që më kanë ndihmuar pak”, tha Venger në një intervistë të publikuar në faqen e internetit të klubit. ”Kjo edhe sepse Xhaka luan kundër Xhakës, praktikisht kjo është një çështje brenda familjes. Unë mendoj se ata dy mund t’i fshehin njëri-tjetrit disa të vërteta gjithashtu, por sigurisht që e njohim Bazelin mirë pasi blemë Elneni nga ata një vit më parë.


Kjo është skuadra e cila ka dominuar kampionatin zviceran prej disa vitesh dhe kanë pasur rezultate të shkëlqyera në Angli pasi i kanë mundur të gjithë, si Mançester Junajtid e Çelsin, ndërsa barazuan me Liverpulin. Ndaj kanë arritur rezultate të forta në Europë.

Ata janë një skuadër e mësuar të luajë në Ligën e Kampioneve. Nuk është ndonjë emër i ri apo fillestar në Ligën e Kampioneve, ndaj kanë shumë eksperiencë në këtë kompeticion. Kjo eksperiencë shtrihet në breza të ndryshëm dhe kjo është arsyeja pse nuk frikësohen. Unë nuk pres që ata të frikësohen. Nga ana tjetër, nuk kanë asgjë për të humbur. Kjo është gjithmonë e rrezikshme”, ishte komenti i Venger për këtë duel.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”
Breaking News

Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”

26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes
Breaking News

Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes

26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!

26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!
Breaking News

Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!

26/01/2026
Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën
Breaking News

Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën

26/01/2026
Next Post
Fotot/Lorik Cana kapet ngushtë, e ndalon policia

Fotot/Lorik Cana kapet ngushtë, e ndalon policia








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera