Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë! 18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën 18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm! 18/02/2026
Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo! 18/02/2026
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ventura: As Spanja, as Italia nuk i kanë pikët e sigurta ndaj Shqipërisë

04/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Ventura: As Spanja, as Italia nuk i kanë pikët e sigurta ndaj Shqipërisë

Të gjithë i frikësohen Shqipërisë. Pjesëmarrja në Europian dhe ndërgjegjësimi se skuadra e drejtuar nga Gianni De Biasi ka tashmë një grup shumë cilësor në përbërje, ka shtyrë edhe trajnerët e skuadrave të mëdha që të shohin me një sy tjetër kuqezinjtë.
Ndaj nuk është aspak rastësi që edhe trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, ka paralajmëruar Spanjën se nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj kuqezinjve, ashtu si edhe kombëtarja që drejton ai vetë.
“Ndaj Spanjës nuk do të jetë një ndeshje vendimtare, por e rëndësishme”, tha Ventura para gazetarëve, në ditën e parë të grumbullimit të Italisë.
“Ka ende shumë ndeshje për të luajtur dhe nuk kemi sigurinë që do të shkojmë e të marrim rezultat në fushën e Shqipërisë, ashtu siç nuk e ka Spanja”, ishte paralajmërimi i Venturas për iberikët se duhej t’i kushtonin vëmendje ekipit të De Biasit po aq sa ndaj atij italian.
Italia mundi Spanjën gjatë Euro 2016, por Ventura është i bindur se tani situata është më ndryshe nga ajo ndeshje e pak muajve më parë.
“Do të ndeshemi me skuadrën më të fortë në grup. Ajo ka humbur për herë të fundit një ndeshje në kualifikueset botërore plot 23 vite më parë. Kjo është një skuadër e rëndësishme, nuk është më ajo të cilën Italia e mundi në Europian pasi ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore, jo për sa u përket emrave të përveçëm, por mënyrës në të cilën qëndron në fushë dhe përballon ndeshjet”, deklaroi Ventura.






Tags: ItalipikeShqiperispanjeventura
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!
Breaking News

Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!

18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën
Breaking News

”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën

18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!
Breaking News

“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!

18/02/2026
Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo!
Breaking News

Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo!

18/02/2026
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit
Breaking News

“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit

17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Next Post
Një vajzë në krahët e Adrian Gaxhës (FOTO)

Një vajzë në krahët e Adrian Gaxhës (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera